Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, po mban një konferencë për media referuar rezolutës së Partisë Popullore Europiane.
Ai ka ndalur tek çështja Beleri, ku tha se arrestimi i tij është një arrestim politik dhe tregon kapjen e drejtësisë dhe policisë nga kryeministri Edi Rama.
Meta shtoi se narkoshteti ka dhunuar të drejtat e liritë themelore të njeriut dhe ka asgjësuar sistemin e kontrollit të balancave.
“Rezoluta e miratuar nga Partia Popullore Europiane shpreh shqetësimet e PL.
Narkoshteti ka dhunuar të drejtat e liritë themelore të njeriut, ka asgjësuar sistemin e kontrollit të balancave.
PL përshëndet qëndrimin e PPE dhe ndan të njëjtat shqetësime për rrëshqitjen e vendit nga binarët e demokracisë dhe bashkohet thirrjes për zbatimin e të drejtave parlamentare të opozitës.
Ndajmë të njëjtin qëndrim se neglizhimi i të drejtave të njeriut dhe korrupsioni i përhapur do minojnë rrugën drejt anëtarësimit në BE.
PL ashtu sic theksohet edhe në rezolutë qëndron ashpër qëndrimet e qeverisë në rastin e Belerit dhe ndërhyrjen në drejtësi, arrestimin politik të tij.
Çështja Beleri, tregues i kapjes së drejtësisë dhe policisë nga Rama.
E përkrahim vlerësimin e PPE se kjo cështje evidenton probleme serioze”, tha ai.