Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, zhvilloi një takim me donatorët e huaj në këtë fushë si, Andrea Ferrero, kreu i Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri, përfaqësues të tjerë të Delegacionit, përfaqësues të Ambasadës gjermane, dhe partnerë të tjerë në Shtëpinë e Europës.
Në fjalën e saj në këtë takim Ministrja Denaj u shpreh, se jemi dakordësuar për intensifikimin dhe koordinimin për të adresuar nevojat e sektorit bujqësor të Shqipërisë dhe bashkëpunimin me partnerët europianë.
Denaj theksoi se, “kjo marrëdhënie e ngushtë do të ndihmojë në tërheqjen e më shumë projekteve për avancimin e bujqësisë shqiptare në procesin e integrimit në BE dhe plotësimin e nevojave për të rritur investimet në infrastrukturë, siguri ushqimore, si dhe për të mbështetur aksesin e fermerëve të vegjël në financë dhe rritur konkurrueshmërinë në tregjet ndërkombëtare”