Vendosni fjalën kyçe....

Policia gjeti armatime pranë Banjskës, KFOR kontrollon zonën për depo të tjera municionesh


Ekipi për asgjësimin e mjeteve shpërthyese i KFOR-it ekzaminoi disa armatime të zbuluara nga Policia e Kosovës gjatë ditës së mërkurë në një depo në komunën e Leposaviçit në afërsi të Manastirit të Banjskës.

Sipas njoftimit të KFOR këto mjete shpërthyese u dërguan në laboratorët e mjekësisë ligjore.

“Ekipi i KFOR-it ka punuar në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

“Batalioni i Manovrimit i KFOR-it po siguron më tej zonën për të parë nëse mund të gjenden depo të tjera të mundshme pranë këtij objekti” njoftohet më tej.

Sipas raportit të policisë mjetet dyshohet si i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar ku grupi terrorist i drejtuar nga Milan Radoiçiç ka sulmuar një patrullë të Policisë së Kosovës ku humbi jetën polici Afrim Bunjaku.