Vendosni fjalën kyçe....

Rama për sulmin me raketa ruse pranë delegacionit të Mitsotakis: Provokime të pamatura dhe të rrezikshme


Përmes një postimi në rrjetin social X, kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin me raketa ruse ditën e djeshme në Odesa, e cila ra fare pranë delegacionit të kryeministrit grek Mitsotakis.

Ky i fundit ishte për një vizitë të papritur në Ukrainë me presidentin Volodymyr Zelensky.

Rama shprehet se këto sulme janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme.

Postimi i Ramës në X:

“Ne dënojmë fuqishëm sulmin me raketa ruse në Odessa që rrezikoi jetën e kryeministrit Mitsotakis të Greqisë, mikut dhe aleatit të përkushtuar të NATO-s dhe Presidentit Zelensky, të cilin pata kënaqësinë ta prisja javën e kaluar në Tiranë. Këto janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme”,shkruan Rama.