Vendosni fjalën kyçe....

“Rasti Beleri”/ Bido debat me Lelën: Turp që e kandiduat…Patriotizëm part time


Dënimi i Fredi Belerit nga Gjykata e Shkallës së Parë me dy vite burg ka shkaktuar debat mes Alfred Lelës, shef i Komunikimit në PD dhe Ardit Bidos, Profesor i Asociuar në Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Ky i fundit iu drejtua Lelës duke e quajtur një turp të opozitës kandidimin e Belerit në Bashkinë e Himarës, të cilin e quajti përdhosës të simboleve kombëtare.

Ndërkohë Lela iu përgjigj Bidos duke i thënë se po bënte patriotizëm part-time.

Debati

Bido: Zero për mbrojtjen e një përdhosësi të simboleve kombëtare të dënuar nga gjykatat e këtij vendi.

Lela: Është turp i kujt? Nëse dikush është dënuar dhe ka kryer dënimin duhet të dënohet edhe një herë? Ose të flasim për luftën italo-greke ose të flasim për Fredi Belerin.

Bido: Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini, dëshmorët e atdheut janë asgjë për ty.

Lela: Ky është patriotizëm part time. Sepse ata që janë full time ankohen njëlloj si për Erdoganin ashtu edhe për Fredi Belerin. Nuk harrojnë Erdoganin dhe kujtohen për Fredi Belerin. E kanë Shqipërinë një! O po ma nguci greku dhe më dhemb. Ky është patriotizmi i shkollës së natës.

Bido: Për persona që janë akuzuar për vrasje shqiptarësh. Unë po flisja për dosjen.

Lela: Kur po flisje për përgjimin po heshtja, kur fillova për luftën italo-greke ndërhyra. Nëse je duke folur si zyrtar i shtetit, më lajmëro si të tillë.

Bido: Jam duke folur si njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare. Është turpi juaj që e keni kandiduar një përdhosës të simbolit kombëtar.