Seanca e së enjtes në Kuvendin e Republikës ka nisur me të njëjtin sjellje politike si nga shimica qeverisëse ashtu edhe nga opozita.
Nënkryetarja Ermonela Felaj ka një thirrje për ndryshim të sjelljes për të respektuar festën e Mësuesit sot dhe festën e Gruas nesër.
“Në emër të Kuvendit, uronim të gjithë mësuesit, edukatorët dhe pedagogët. Shqiptarët nuk kanë në axhendë atë që ne kemi në axhendë, por dy ditë të shënuara. Sjellja juaj sot duhet të ndryshojë në varësi të rëndësisë së dy festave të ndërthurura, siç është festa e Mësuesit dhe e Gruas,” – tha Felaj.
Ndërkohë që Zëvendës kryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj po drejton votimin e çështjeve në rend të ditës, Kreu I Grupit Gazment Bardhi e ka akuzuar se po kryen vepër penale pasi në sallë nuk ka kuorum të mjaftueshëm.
“Po falsifikon votimin! Ke 68 deputetë në sallë. Po kryen vepër penale. Po shkel Rregulloren, neni 55 pika 4. Po shkel Kushtetutën Nuk ua falim këtë”, deklaron Bardhi.
Ndërkohë Felaj në zell për të vijuar me leximin nen për nen të projektligjeve në rend të ditës zhurma në Kuvend me bilbila nga opozita vijon dhe deputetët e shumicës votojnë me kartonët e ngritur.