Vendosni fjalën kyçe....

Sinjalet për normalizim të klimës politike në Kuvend


Seanca në Kuvend ditën e sotme edhe pse u mbyll mes zhurmave dhe me bllokimin e foltores nga opozita pati shenja të një ulje të kurbës së aksionit nga kampi demokrat me Rithemelimit dhe fraksionet e saj që duket se kanë nisur rrugën e bashkimit.

Sot u dhanë sinjale të uljes së aksionit opozitar me përdorimin e vetëm bilbilave në Kuvend por jo me ndonjë intensitet të lartë zhurme që të pamundësonte zhvillimin e seancës edhe pse vetëm gjysmë ore dhe me votim projektligjesh pa diskutim.

Sinjali tjetër që Kuvendi të mund t’i rikthehet normalitet është edhe deklarata e bërë nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalit e cila siç dhe theksoi vetë ishte fjala e parë që merrte që nga katër muaj të aksionit opozitar për bllokim të diskutimeve parlamentare.

Ministrja i bëri thirrje opozitës që të mos vijojë me skenarin e bllokimit dhe të mos marrë më peng Kuvendin.

Spiropali i ftoi që te gjejnë një gjuhë të përbashkët, të paraqiten në Konferencën e Kryetarëve, si edhe një ftesë e pati që të sjellin propozimet e tyre për Reformën Zgjedhore.

“Hera e parë që marr faljen në këto katër muaj të këtij teatri. Dua t’iu them diçka shumë miqësisht. Sot është 7 marsi, vetëm një koment.

Po qetësohu more qetësohu….

Desha të bej një urim për mësuesit e Shqipërisë, besoj edhe në emrin tuaj… Po qetësohuni more çkeni.

Besoj mësuesit na kanë mësuar që kur flet dikush nuk ja marrin fjalët tjerët, nuk bëhet zhurmë, s’ka bilbila. Ka ardhur koha që ti gjejmë dy fjalë të përbashkëta. Ejani në Konferencën e Kryetarëve të biem dakord për objektet, ejani në komisionin e Reformës Zgjedhore dhe sillni propozime përmbajtësore, por mos e merrni peng këtë ditë që nuk është e jona për e mësuesve. Gjithë fëmijëve të Shqipërisë po i jepni sot shembull të shëmtuar. Jemi shumë afër që të gjejmë një zgjidhje. Partinë  e bashkuat, udhëheqësit janë bashkë, jeni të fortë e të gatshëm, vazhdoni para dhe zgjidhja është shumë e thjeshtë”, tha Spiropali.