Vendosni fjalën kyçe....

Trump-i kërkon të sfidojë presidentin Biden për debat televiziv: Në çdo kohë dhe kudo


Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kërkuar të sfidojë Presidentin Joe Biden në një debat, duke thënë të mërkurën se ai është gati të përballet me të në çdo kohë. 

Këtë thirrje ai e bëri në rrjetet sociale, ku shkruante: Bëj thirrje për Debate, KUDO, KUDO, KUDO!’ 

‘Debatet mund të drejtohen nga DNC e Korruptuar, ose filiali i tyre, Komisioni për Debatet Presidenciale (CPD). Pres me padurim të marr një përgjigje. Faleminderit për vëmendjen tuaj për këtë çështje!’, shkroi ai. 

Biden pritet të përballet me paraardhësin e tij republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Të enjten, Biden ka paralajmëruar për se do të mbajë një fjalim.

Trump tha se do të bënte një video live, mbi ato që presidenti Bidnen do të thotë.

“Unë do të korrigjoj, çdo deklaratë të pasaktë, veçanërisht në lidhje me kufirin dhe armatimin e tij. DD, FBI, AG dhe Prokurorët e Qarkut, për të ndjekur kundërshtarin e tij politik, (diçka që nuk është bërë kurrë më parë në këtë vend!). Ne e bëmë këtë një herë më parë me sukses të jashtëzakonshëm. Është e rëndësishme që vendi të marrë të VËRTETËN!” tha ai.

Trump i anashkaloi të gjitha debatet presidenciale republikane.

“Publiku e di kush jam unë dhe çfarë Presidence të suksesshme kisha,’ shkroi ai në atë kohë. “PRANDAJ NUK DO TË BËJ DEBATET!” u shpreh Trumpi.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e AA