Vendosni fjalën kyçe....

Digitalb bën ofertë ulje drastike çmimi (Big Brother falas)


Digitalb ka bërë një ofertë drastike të çmimit të  abonimit në platformën e saj. Komaoania njofton 40% ulje çmimi për 20-vjetorin e themelimit.

Oferta përfshin paketat Familjare dhe ato Premium ndërsa pjesë e tyre është edhe spektakli Big Brither VIP.

Digitalb u bën thirrje abontentëve ekzitues dhe atyre të rinj që të nxitojnë të përfitojnë nga oferta, e cila do jetë për një kohë të limituar.

“Festo edhe ti me DigitAlb, 40% ulje çmimesh + BB VIP dhuratë!Festa ka filluar në DigitAlb! Platforma më e madhe televizive, që bashkon të gjithë shqiptarët kudo ndodhen në botë, feston këtë vit 20-vjetorin e themelimit. E për këtë festë të madhe, surprizat kanë nisur që tani nga DigitAlb, për të gjithë abonentët, për më besnikët që janë abonuar që nga ditët e para kur DigitAlb nisi transmetimet, si dhe për të gjithë të tjerët që i bashkohen për herë të parë platformës më të pasur televizive mbarëkombëtare, që sjell shqip, spektakël, kinema, sport e argëtim për çdo familje shqiptare.

ULJE E MADHE DERI NË 40% për paketat e abonimit Familjare e Premium, bashkë me reality shoë më të ndjekur e më të përfolur të momentit, Big Brother VIP me 2 kanale të dedikuara, dhuratë nga DigitAlb. Është kjo oferta e madhe e DigitAlb në këtë vit të shënuar sepse festa ka nisur, ndaj bëhuni pjesë e kësaj feste dhe mos e humbisni këtë superofertë në çdo pikë shitje DigitAlb apo fare lehtë online, duke vizituar https://online.digitalb.al.

Abonohu sot për një vit të mbushur plot argëtim dhe nxito sepse kjo ofertë, ashtu si çdo ofertë tjetër vlen për një kohë të limituar. Ky është vetëm fillimi, në 20 Vjet DigitAlb!” – thotë Digitalb.