Shtyhet seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi, ku do të shqyrtohej revokimi i masës së sigurisë.
Sipas BW seanca do të mbahet më datë 12 mars në orën 15:00.
Avokatet kërkuan kohë të njihen me informacionin dy mujor të depozituar nga ana e SPAK në gjykatë në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani dhe në të njëjtën kohë depozituan një tjetër kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka
Berisha dhe Malltezi akuzohen për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.