Vendosni fjalën kyçe....

Fjalimi drejtuar kombit, më i keqi ndonjëherë – Trump shigjeton Biden-in


Fjalimi i presidenti amerikan Joe Biden të enjten mbrëma ishte “më i keqi ndonjëherë”, ka pohuar paraardhësi i tij në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump.

Republikani, i cili do shkojë ballë për ballë me presidentin në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, akuzoi gjithashtu Biden-in për “keqinterpretim dhe gënjeshtra të jashtëzakonshme” në fjalimin e tij.

Gjatë fjalimit të tij 68-minutësh, demokrati e sulmoi vazhdimisht Trump-in pa e përmendur atë me emër duke iu referuar atij si “paraardhësi im”.

Në një varg postimesh në platformën e tij “Truth Social” të premten, Trump e karakterizoi fjalimin e kundërshtarit të tij politik si “të zemëruar, polarizues dhe të mbushur me urrejtje”, duke e përshkruar atë si një “turp për vendin tonë”.

Sipas kandidatit kryesor repubikan, toni “i zemëruar” i Biden është një “tipar i njerëzve që e dinë se po “humbasin”.

Republikani hodhi poshtë gjithashtu akuzat e presidentit se ai ishte “përkulur” ndaj presidentit rus Putin. Në vend të kësaj, është Biden që është bërë një “kukull për Putinin dhe presidentin kinez Xi Jingping’, pohoi Trump.