Vendosni fjalën kyçe....

Hamasi: Nuk ka kompromis në bisedimet për armëpushim në Gaza


Hamasi thotë se nuk do të ketë kompromis për kërkesën e tij që Izraeli të tërhiqet nga Gaza për të siguruar lirimin e robërve të kapur në sulmin e 7 tetorit.

“Prioriteti ynë kryesor për të arritur një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve është angazhimi i plotë për ndalimin e agresionit dhe tërheqjen e armikut, dhe nuk ka asnjë kompromis për këtë”, tha Abu Obeida, zëdhënës i Brigadave Qassam, në një deklaratë televizive, shkruan Al Jazeera.

“Të burgosurit po vuajnë nga mungesa e ushqimit dhe ilaçeve për shkak të mungesës së furnizimeve në Gaza”, shtoi ai.