Disa raketa u lëshuan nga Libani në zonën e Galilesë së Epërme në Izrael, ku dy prej tyre u kapën nga sistemi i mbrojtjes ajrore Iron Dome.
Pesë të tjerët goditën zona të hapura dhe nuk shkaktuan dëme apo lëndime, sipas gazetës Times of Israel. Sirenat ranë në komunitetet Dishon, Malkia dhe Ramot Naftali.
Hezbollah konfirmoi në një deklaratë në kanalin e tij Telegram se shënjestroi “pozicionet e artilerisë së armikut në Dishon me raketa Katyusha.”
Rocket Alerts [18:10:43] – 3 Alerts:
• Confrontation Line — Ramot Naftali, Malkia, Dishon#Israel #RocketAlert #RedAlert pic.twitter.com/kmMvRcPT3J
— ILRedAlert (@ILRedAlert) March 8, 2024