Peshëngritsi, Kristi Ramadani arriti që të fitonte dy medalje argjendi në Europianin e Peshëngritjes së mbajtur në Bullgari disa javë më parë, në përfaqësimin për Shqipërinë. Tashmë rezultati i sportistit është ‘certifikuar’ edhe nga Agjencia Ndërkombëtare e Testimit për Doping, ku shqiptari ka rezultuar negativ.
Talenti 23-vjeçar fitoi në Sofje dy medalje argjendi, por vetëm këtë të premte ka ardhur dhe përgjigjja e testit anti-dopping, ku Ramadani rezultoi negativ. Me anë të një reagimi, Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka bërë publike përgjigjen e analizave:
Njoftim zyrtar i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes
Sot me date 08/03/2024 vjen më në fund përgjigjja e shumëpritur e testit antidoping nga ITA (Agjencia Ndërkombëtare e Testimit), ku Kristi Ramadani iu nënshtrua testit në gjak dhe urinë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Sofje, Bullgari më datë 16 Shkurt 2024.
Federata Shqiptare e Peshëngritjes dhe Shqipëria ka një nën kampion Evrope të ri, Kristi Ramadanin.
Është i rëndësishëm ky njoftim, pasi ka pasur shumë aludime, thashetheme, denigrime në drejtim të këtij sportisti të ri me shumë perspektive.