Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burg përjetë për italianin Salvatore Letizia, lidhur me masakrën me 3 viktima në Tiranë më 27 maj 2015.
Letizia u pajtua si vrasës me pagesë nga viktima Besnik Sulku, i cili kreu një atentat ndaj Mentor Lufit (Doçit), të cilin e akuzonte për vrasjen e të vëllait, Durim (Ilirjan) Sulku, ngjarje e ndodhur në Roterdam të Holandës në prill 2015.
Përplasja me armë ndodhi në “Bulevardin Zog I” përballë Fakultetir të Shkencave të Natyrës në Tiranë, ndërsa viktimë mbetën Besnik Sulku, Mentor Luffi (Doçi) dhe Gerti Goxhaj.
Për krimin e rëndë janë dënuar edhe nipërit e viktimës Mentor Lufi (Doçi), Klevi e Markelian Doçi, vëllezër me njëri-tjetrin. Ata janë dënuar përkatësisht me 20 e 27 vite burg.
Përplasja mes Sulkut e Doçit dyshohet se lindi për pazaret e prishura të drogës në Holandë.
Ilirjan Sulku u qëllua për vdekje në një parkim në Roterdam ku sapo kishte dalë nga makina tip’Smart’.
Salvatore Letizzia, nga Napoli, i cilësuar vrasës me pagesë njihet si pjesë e organizatës mafioze italiane, “Camorra”.