Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Vendimet e drejtësisë ndaj Berishës dhe Belerit janë politike e të urdhëruara nga Rama


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit me degën e Partisë Socialiste në Fier i ka cilësuar vendimet e drejtësisë ndaj Fredi Belerit dhe Sali Berishës si goditje politike të urdhëruara nga kryeministri Edi Rama.

Meta ka shprehur bindjen se kryeministri synon izolimin e Sali Berishës me qëllim për të diktuar dinamikën brenda kampit opozitar dhe për të nxitur përçarjen.

Megjithatë, ai ka shtuar se protesta ka dhënë një mesazh të fuqishëm dhe se përpjekjet për të shkatërruar pluralizmin politik janë të pashpresa.

Ju e dini se pak ditë më parë u mor një vendim tepër absurd siç ka qenë gjithë procesi ndaj zotit Beleri. Sa i takon Berishës kam thënë më parë që kjo është një goditje politike e urdhëruar nga Edi Rama dhe që synon izolimin e tij me shpresën për të diktuar dinamikën brenda kampit opozitar dhe për të nxitur përçarjen, por mitingu i 20 shkurtit ka dhënë një mesazh të fuqishëm dhe përpjekjet e tij për të shkatërruar pluralizmin politik janë të pashpresa. Shumë shpejt do të rivendoset rendi kushtetues në vend”, u shpreh Meta.