Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja foli pas takimit me gratë e dënuara në IEVP në rrugën ‘Ali Demi’. Manja dha lajmin se së shpejti do të ketë një burg të ri për gratë dhe vajzat e dënuara në Pogradec.
“Të njëjtën urim u bëra grave dhe vajzave që po vuaj në dënimin përkohësisht në IEVP Ali Demi. Ua thashë edhe aty kam ardhur në këtë institucion kur u bëra ministër dhe u kisha premtuar do të bëjmë çmos për standarde për të mira jetese.
Sepse vetë ligji u ofron atyre një trajtim të posaçëm kur vuajnë dënimin. Ky institucion nuk ofron kushtet më të mira. Kemi bisedime lidhur me të ardhmen e këtij institucioni. Janë dënuar nga drejtësia për fajet që kanë bërë dhe, dëshirojnë të rikthehen pranë familjes. Pata një mundësi dhe e shfrytëzova t’i qartësoj për ligjin e amnistisë.
Nuk dua të bie në kurthin shifrave sepse mund të ndryshojnë në varësi të miratimit të ligjit në parlament. Një pjesë e grave e përfitojnë plotësisht. Ata që përfitojnë më shumë nga ulja në dënim. Deri në fund të vitit numri i grave që lirohen për shkak të uljes janë më shumë se ata që përfitojnë plotësisht nga amnistia.
Ky institucion ofron kushte për trajtimin e grave jo në parametrat e duhura. Nuk janë kushtet të pabanueshme, as shumë të vështira. Janë kushte optimale por jo ato që duhen të jenë. Po shikohet mundësia e lëvizjes nga ky institucion. Është diskutuar zhvendosja në Pogradec.
Atje është drejt përfundimit të mobilimit brenda marsit mbaron mobilimi i brendshëm. Plotëson të gjitha standardet e trajtimit të gjitha grave dhe vajzave të dënuara. Por do të bëhet pas amnistisë”, tha Manja.