Një manifestim u zhvillua mbrëmjen e sotme në kuadër të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave.
Me moton “Nata është e jona”, dhjetëra gra marshuan në Bulevardin Dëshmorët e Kombit pranë Kryeministrisë.
Protesta nisi rreth orës 18:00 në Qytet Studenti, duke marshuar drejt kryeministrisë dhe më pas bashkisë.
Pasi marshuan me pankarta në duar dhe me banderolën ku shkruhej “Nata është e jona”, ato kanë ndezur një zjarr para kryeministrisë ku kanë djegur reçipetat në shenjë revolte.
“Kemi vendosur logon “Nata është e jona”, sepse nata është pjesa më e frikshme për një grua, e cila ndonjëherë natën ka frikë të shkojë nga puna në shtëpi, ka frikë të ecë lirshëm natën. Rrugët nuk iu përkasin vetëm meshkujve, por edhe femrave. Momenti i errësirës është ai moment kur ajo mund të dhunohet, grate nuk janë të sigurta. Duhet të ndërgjegjësohen të gjithë, sepse liria e grave është në fund të ditës demokraci më e mirë”, deklaroi aktivistja Zhaklin Lekatari më herët për News24.