Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka përfunduar në spital me plagë në bark.
Ai është paraqitur në urgjencën e spitalit të qytetit.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm ndërsa shkaqet nuk dihen ende.
Për ngjarjen policia ka ndaluar një 15-vjeçar.
Njoftimi
“Sot me datë 08.03.2024 rreth orës 08:05 në lagjen “18 shtatori”, gjatë një konflikti të çastit një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 15-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”