Një 25-vjeçar është plagosur me armë zjarri ne qytetin e Mamurrasit. Sipas raportimeve në media, mësohet se ai është dërguar në spitalin e Traumës.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Sakaq, pritet që policia të reagojë zyrtarisht për plagosjen.