Diplomatët amerikanë që punojnë në Rusi, të cilët do kërkonin të punonin me disa organizata joqeveritare (OJQ) të përcaktuara nga Moska si të padëshirueshme, mund të dëbohen nga vendi, i tha Ministria e Jashtme ambasadores Lynne Tracy të enjten.
E dërguara amerikane u thirr nga ministria për ta njoftuar për ndryshimin e statusit ligjor të tre organizatave që kanë mbështetjen e ambasadës që ajo drejton, thuhet në deklaratë. Rusia thotë se këto OJQ janë duke punuar në “projekte të një natyre anti-ruse, të cilat kanë për qëllim rekrutimin e “agjentëve” nën maskën e shkëmbimeve arsimore dhe kulturore”.
Ambasadores Trecy iu lëshua një notë zyrtare, e cila kërkonte që ambasada e Uashingtonit të ndërpriste të gjitha lidhjet me këto grupe të jashtëligjshme. Ndër të tjera, faqja e saj dhe media sociale duhet të heqin të gjitha përmendjet e të treve.
Moska do veprojë për të parandaluar “çdo veprim subversiv dhe shpërndarjen e dezinformatave”, psërfshirë shpalljen e personelit të ambasadës persona non grata, nëse ata shkelin ligjin rus, theksohet në deklaratë.