Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhet plagosja në Mamurras, policia arreston autorin


Zbardhet identiteti i të plagosurit sot në Mamurras. Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për shtetasin Jurgen Ndreca, i cili është dërguar ne spital jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga policia e Lezhës bëjnë me dije se është arritur të kapet në kohë rekord autori i ngjarjes, Endri Baçukun.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

 

Pistoleta1

NJOFTIMI I POLICISE

Plagosi me armë zjarri, një 25-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, mbërritja e menjëhershme e Policisë mundëson arrestimin në flagrancë të autorit. Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit pistoletë, me të cilën u krye plagosja.

Rreth orës 12:00, sapo janë njoftuar për një plagosje me armë zjarri, në hyrje të Mamurrasit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Kurbin, kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të kapur përgjegjësin/t.