Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky propozon ish-komandantin e shkarkuar si ambasador në Britani në një shenjë “kompromisi”


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka propozuar gjeneralin Valery Zaluzhny, ish-komandantin e përgjithshëm të ushtrisë së vendit të shkarkuar së fundmi, si ambasador të Kievit në Mbretërinë e Bashkuar.

Zelenskyy tha në një fjalim drejtuar kombit të enjten se ai dhe Zaluzhny kishin folur për gjetjen e një posti diplomatik për ish-komandantin e lartë ushtarak të vendit.

“Aleanca jonë me Britaninë duhet vetëm të forcohet”, tha Zelenskyy.

Kievi ka dërguar tashmë një kërkesë zyrtare duke i kërkuar qeverisë britanike të miratojë Zaluzhny-n, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës në një deklaratë të enjten.

Emërimi në pritje i Zaluzhny vjen pasi Zelenskyy e largoi atë nga posti i tij si komandant i lartë ushtarak i Ukrainës muajin e kaluar.

Presidenti ukrainas tha në atë kohë se ai po riorganizonte udhëheqjen e tij ushtarake, sepse ndjeu se duhej një strategji e re pasi lufta në shkallë të plotë të vendit me Rusinë hyri në vitin e tretë.

Por analistët dhe zyrtarët pranë zyrës së Zelensky-t dhe Zaluzhny-t thanë se arsyeja e vërtetë që gjenerali u shkarkua ishte një konflikt i vijueshëm midis të dyve.

Zaluzhny ishte gjithashtu potencialisht i vetmi konkurrent i vërtetë për Zelensky-n, nëse ai do vendoste ndonjëherë të kandidonte për presidencën, sipas sondazheve kombëtare të vendit.