Vendosni fjalën kyçe....

Armët e sekuestruara në Shkallnur, Balla: Përgëzime policisë për goditjet që po i jep krimit


Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit, pas kapjes të një sasie armësh në Shkallnur të Durrësit.

Balla shprehet se policia meriton përgëzime, për goditjet që po i jep grupeve kriminale dhe rasteve të armëmbajtjes pa leje.

Postimi i ministrit Taulant Balla:

Policia e Shtetit📍Durrës po godet sistematikisht fenomenin e armëmbajtjes pa leje.

Përgëzime për goditjen e një tjetër baze që shërbente për furnizimin me armë zjarri të grupeve kriminale.