Vendosni fjalën kyçe....

Itali, marokenët hapin zjarr ndaj të rinjve shqiptarë, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur rëndë


 

Dy shqiptarë kanë mbetur të vrarë dhe 2 të tjerë janë plagosur rëndë pas një përplasje me armë zjarri mbrëmjen e sotme (9 mars) me një grup maroken në qendër të qytetit të Frosinones. Njëri prej tyre ndërroi jetë në vendngjarje ndërsa tjetri në spital. 

La Repubblica shkruan se si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur 1 shqiptar dhe janë plagosur rëndë 3 të tjerë.

Viktima dhe të plagosurit ishin ulur në një tavolinë në restorant. Ndërsa menjëherë kanë ardhur me një makinë tip “Lancia” grupi i marokenëve të  cilët janë përplasur fizikisht me shqiptarët dhe një prej tyre nga makina ka qëlluar me armë zjarri kundrejt shqiptarëve.

Sakaq shërbimet e emergjencës dhe autoritetet përkatëse kanë mbërritur në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit dhe për të zbardhur ngjarjen.

Për ngjarjen reagoi edhe kryebashkiaku i Frosinones i cili tha se ishte i shokuar nga krimi i rëndë që ndodhi në lokalin më të frekuentuar nga të rinjtë e qytetit.

“Jam i shokuar, nuk mund të them asgjë. Për mua kjo që ndodhi është e pashpjegueshme. Është një plagë për të gjithë qytetin. Mund të konfirmoj që nesër në mëngjes do të flasim me prefektin”, tha Riccardo Mastrangeli.