Rey Manaj po vazhdon me paraqitje spektakolare në Superligën e Turqisë me skuadrën e Sivassporit.
Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 64-të nga gjuajtja e lirë një gol fantastik për të barazuar rezultatin në 1:1.
Me formën e mirë që po tregon që prej kalimit në kampionatin turk të futbollit, sulmuesi lushnjar pret një ftesë për tu rikthyer të luajë në kombëtare.
Shqipëria këtë vit do luajë edhe në Europianin që zhvillohet në Gjermani dhe forma e mirë e Manajt mund të ndihmonte kombëtaren që të merrte rezultate poiztive.
Manaj nuk është aktivizuar asnjëherë me kombëtaren që prej marrjes së drejtimit nga Sylvinho.
It can’t be stopped. Another great goal from Rey Manaj!
Sivasspor 1-1 Alanyasporpic.twitter.com/kv5j8eHQxx
— FootColic ⚽️ (@FootColic) March 9, 2024