Kryebashkiaku i Kavajës Fisnik Qosja, i pranishëm në mbledhjen e qeverisë në Shkodër, në një deklaratë për mediat, u shpreh se sot duhen lënë pas ndasitë politike.
Ai shtoi se ministrat, zv ministrat dhe kryebashkiakët e pranishëm në Shkodër i bashkon interesi qytetar.
“Nuk jam vetëm unë kryebashkiak i djathtë në Shkodër, por jemi 6. Të lëmë pas ndasitë politike, të shohim interesat e qytetarëve. Ne kishim kërkesat tona, sipas zonave që kemi nën administrim.
Gjitha bashkitë janë në vështirësi ekonomike. Por, besoj se duke bashkëpunuar, të gjithë bashkë do ia dalim”, u shpreh Qosja.