Vendosni fjalën kyçe....

Mbledhja në Shkodër, kryebashkiakët e opozitës nuk bojkotojnë mbledhjen me qeverinë


Në mbledhjen e sotme të qeverisë në Shkodër, marrin pjesë edhe kryebashkiakët e 61 bashkive në të gjithë vendin.

Po ashtu, në takim janë të pranishëm edhe kryebashkiakët e dalë nga listat e opozitës, si Hilë Curri i Bashkisë Fushë Arrëz, Albert Mylyshi i Bashkisë Mirditë, Rrok Doda i bashkisë Pukë, dhe Fisnik Qosja i Kavajës.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, njoftoi në një postim në Facebook se në takim do të marrin pjesë të 61 kryetarët e bashkive.