Shkodra dhe zonat e saj historike të mirënjohura, mes të cilave edhe zona e Zdrales janë tashmë në rrugën e transformimit urban të shumëpritur prej kohësh.
Pjesë e projekteve për vitalizimin urban dhe rilindjen e kësaj zone është edhe Stadiumi “Loro Boriçi” ku ka rinisur puna për ta rikthyer në jetë si një qendër aktivitetesh të ndryshme në shtatë ditë të javës.
Kryeministri Rama, i cili ndodhet sot në Shkodër, pa nga afër mjediset e stadiumit, si dhe zonën përreth tij, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci.“Me projektin e Zdrales që fillon këtu, kësaj zone duhet t’i jepet jetë” – u shpreh Kryeministri teksa u njoh edhe me ecurinë e deritanishme të disa prej projekteve të tjera.
Zona historike e Zdrales është një nga më të mirënjohurat e Shkodrës, me një aktivitet të gjerë tregtar, e sjellë së fundmi në vëmendje si nevojë për transformim të domosdoshëm, përmes vitalizimit urban dhe rilindjes së traditave më të bukura që ajo ka mbartur ndër vite.