Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky nuk e takoi në Tiranë, Basha prezanton në OKB në cilësinë e reporterit rezolutën për Ukrainën


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nën petkun e reporterit për Këshillin e Sigurimit të OKB-së, njoftoi se ka paraqitur një rezolutë në OKB që synon miratimin e konfiskimit të aseteve ruse dhe përdorimit të tyre për rindërtimin e Ukrainës.

Basha shtoi se kishte mbështetje të plotë nga përfaqësuesit e vendeve aleate të Ukrainës për rezolutën, duke theksuar nevojën që Rusia të përgjigjet për dëmet e shkaktuara atje.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelensky nuk zhvilloi ndonjë takim me Lulzim Bashën.

Reagimi i Bashës:

Ju përshëndes nga selia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara këtu në Neë York. Në Neë York kam patur një numër takimesh të rëndësishme mbi iniciativën time, si reporter në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës për konfiskimin e aseteve ruse. Dhe këtu pikërisht ka nisur zanafilla e kësaj iniciative me rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të Nëntorit 2022 dhe Marsit 2023.

Kam biseduar me përfaqësues të ndryshëm të përfaqësive diplomatike të vendeve anëtare, te të cilët kam gjetur një mbështetje të jashtëzakonshme. Kemi patur diskutime në praninë edhe të zyrtarëve të lartë të Ukrainës, të cilët po kështu kanë theksuar domosdoshmërinë për gjetjen e një zgjidhje sa më efikase, që do të transferojë fondet e federatës ruse të ngrira nga vendet anëtare, për t’u përdorur në dobi të Ukrainës, në dobi të rindërtimit të saj dhe të mbështetjes me të gjitha format dhe mënyrat.

Ka qenë një ditë pra shumë e frytshme në takime këtu në selinë kryesore të OKB-së në Neë York. Përmbyllet kjo ditë takimesh të rëndësishme. Përmbyllet një javë që nisi me lajmin e mirë në Paris, ku Komiteti i Çështjeve Ligjore miratoi dhe i hapi rrugën përfundimtare aprovimit të rezolutës në sesionin e përgjithsëm të Asamblesë Parlamentare në Prill. Java nisi, pra me një lajm të mirë në Paris. Mbyllet me lajm të mirë këtu në OKB, në Neë York, ku në emër edhe të Shqipërisë, pata nderin të paraqesë këtë rezolutë, e cila ka një rregull fare të thjeshtë: Agresori paguan! Vendos një precedent, me anë të të cilit çdo kush që ka synime agresioni kundër fqinjëve të vet, duhet t’i bëjë llogaritë mirë, sepse do të mbahet përgjegjës dhe nga ana financiare për dëmet e shkaktuara dhe për krimet e kryera. Ju përshëndes nga Neë York-u dhe ju uroj një fundjavë të mbarë të gjithëve.