Kreu i PD-së Basha ka uruar besimtarët mylimanë shqiptarë për nisjen e muajit të Ramazanit.
Ai uron që muaji i shenjtë të shërbejë ‘për të na udhëhequr në rrugën e drejtë e për të ndërtuar një jetë më të mirë për popullin.
Më herët nisjen e Ramazanit e uruan edhe kryeministri Rama e presidenti Begaj.
“Të dashur vëllezër e motra të besimit islam që nisni agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, nga zemra ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar! Ju uroj të gjithëve më shumë besim e shpresë, më shumë paqe e harmoni, më shumë drejtësi e vëllazëri, më shumë dlirësi e humanizëm. Shërbeftë ky muaj i shenjtë për të na udhëhequr në rrugën e drejtë dhe përmes sakrificës e faljeve ndaj Zotit, për të ndërtuar një jetë më të mirë për popullin tonë, me më shumë mundësi dhe gëzime për çdo familje shqiptare. Uroj që sakrifica hyjnore e këtij muaji, të shndërrohet në dritë dhe mbarësi për të gjithë agjëruesit dhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen!” – tha Basha.