Vendosni fjalën kyçe....

Itali, zbulohen detaje nga përplasja me armë zjarri mes shqiptarëve, arrestohet autori, në kërkim tre bashkëpunëtorët e tij


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Frosinone të Italisë, ku në atë që duket se ka qenë një përballje bandash, ka humbur jetën një shqiptar dhe janë plagosur tre të tjerë.

Sipas mediave italiane raportohet se një person vdiq dhe tre të tjerë u plagosën nga të shtënat që ndodhën brenda një lokali në qendër të Frosinone.

Dy nga të plagosurit dyshohet se janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i treti ndodhet në gjendje të rëndë. 

Kasen Kasmi, 27 vjeç, është shqiptari që mbeti i vrarë nga përplasja e bandave rivale shqipatre në Itali. Mediat e huaja kanë publikuar emrin e tij, si edhe të 23-vjeçarit shqiptar që u arrestua.

Në pranga ka rënë Mikea Zeka, i cili dyshohet se është personi që ka qëlluar me armë drejt bandës rivale, ku u vra Kasmi dhe 3  të tjerë mbetën të plagosur. 

Në kërkim janë shpallur dhe tre të tjerë. Gjatë natës hetuesit arrestuan të riun i cili ishte dërguar në komisariat për kontrolle. Prokuroria e akuzon atë për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe vrasjes së trefishtë të mbetur në tentativë. 

Dinamika e ngjarjes

Ajo që u raportua si përplasje mes shqiptarësh dhe marokenësh, duket se nuk ka qenë e tillë.

Përplasja ka ndodhur mes dy grupeve të shtetasve  shqiptar, ku grupi i parë prej pesë personash ishte ulur në një tavolinë jashtë lokalit “Shake”, ndërkohë që grupi kundërshtar përbëhej nga katër anëtarë, shqiptarë.

Sulmuesi i njërës prej grupit të shqiptarëve ka qëlluar të paktën dhjetë herë me një pistoletë gjysmë automatike, ku si pasojë mbeti i vdekur në vend një 30-vjeçar, i cili e ka goditur në gjoks. Në rrugën paralele me Via Aldo Moro, policia sekuestroi makinën me të cilën grupi i sulmuesve kishte mbërritur në qendër të Frosinone. Në momentin e të shtënave, në kohën e aperitivit, në restorant ndodheshin të paktën 50 klientë.