Vendosni fjalën kyçe....

Kishin shkuar për ski në malet e Zvicrës, zhduken 6 turistët


Gjashtë turistë janë zhdukur gjatë një turneu skish në një zonë malore të Zvicrës.

“Skiatorët u zhdukën rreth malit Tête Blanche të shtunën në shtegun Zermatt-Arolla, pranë Matterhorn mali që shtrihet në kufirin midis Zvicrës dhe Italisë”, tha policia.

“Kushtet e motit janë aktualisht shumë të këqija, gjë që e bën shumë të vështirë reagimin e urgjencës”, tha policia, pa dhënë informacion për gjashtë personat e zhdukur.

“Kushtet e motit janë aktualisht shumë të këqija, gjë që e bën shumë të vështirë reagimin e urgjencës”, tha policia, pa dhënë informacion për gjashtë personat e zhdukur.

Zermatt është një vendpushim malor popullor i njohur për ski dhe tërheq turistë nga e gjithë bota, shkruajnë mediat e huaja.