Është pjesë e elitës për sa u përket makinave sportive e luksoze njëkohësisht, por nëse nuk e dinit, ‘Lamborghini’ ka prodhuar për pak vite edhe makina për përdorim ushtarak.
Kompania italiane e themeluar nga Ferruccio Lamborghini në vitin 1963, mes viteve 1977 e 1991, prezantoi fillimisht dy prototipe të quajtur Cheetah (1977) e LM001 (1981), të cilët shtruan rrugën për modelin LM002 (1092), të cilët ishin projektuar për përdorim ushtarak.
Modelet tejet të rralla dhe që shumë pak njihen e është folur për to. I pari ishte Cheetah në vitin 1977 ndërsa modeli i fundit ishte LM002 që u prezantua fillimisht në vitin 1982 para se të prodhoheshin disa syresh.
Makina thirrej edhe me nofkën Rambo-Lambo dhe isgte menduar që t’i montoheshin raketahedhës ose mitralozë. Përfundimisht vetëm 301 makina u prodhuan.
Njëra prej tyre ishte pronë e djalit të Sadam Huseinit, Uday. Makina u hodh në erë nga trupat amerikane në vitin 2004 gjatë një prove për aftësitë e saj antiminë.
Modeli i rrallë LM002 është parë në disa filma si No Holds Barred (1989), Toys (1992) dhe Fast & Furious (2009).