Vendosni fjalën kyçe....

Norvegjia kërkon të kontribuojë në dërgimin e ndihmave urgjente në Gaza


Autoritetet norvegjeze konfirmuan të shtunën se po konsiderojnë të kontribuojnë në dërgimin e ndihmave urgjente në Rripin e Gazës.

“Dua të theksoj se kjo nuk është zgjidhja optimale. Zgjidhja është që Izraeli të hapë kufijtë dhe të sigurojë akses të sigurt dhe të përhershëm në Gaza”, tha Ministrja e Zhvillimit Anne Beathe Tvinnereim për transmetuesin lokal, NRK.

Forcat e Armatosura Norvegjeze janë ngarkuar të hetojnë "alternativa të ndryshme me të cilat ne mund të ndihmojmë. 

“Është shumë herët për të thënë ndonjë gjë për llojin e ndihmës”, tha transmetuesit zëdhënësi i forcave të armatosura Stine Barclay Gaasland.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e AA