Vendosni fjalën kyçe....

Partizani shpartallon Erzenin


Partizani ka shpartalluar Erzenin në transfertë 4-0 duke u ngjitur përkohësisht në vendin e dytë të renditjes.

Ekipi i drejtuar nga Orges Shehi nuk e pati të vështirë përballë ekipit nga Shijaku që mban vendin e parafundit dhe është ndër formacionet që rrezikojnë rënien një kategori më poshtë.

Mbrëmjen e sotme luhet edhe sfida Tirana-Egnatia.

Java e 27-të e Superligës mbyllet ditën e nesërme me tre ndeshjet e tjera ku sfida më interesante është ajo në Korçë mes Skënderbeut e Vllaznisë.