Vendosni fjalën kyçe....

Rama ftoi demokratët, ia kthen Bardhi: Mbyll njëherë dyert e PS-së se po të ikin socialistët


Nënkryetari i Rithemelimit Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Rama, pasi ky i fundit ftoi demokratët që t’i bashkohen PS-së pasi e kanë derën e hapur.

Bardhi shkruan në X se kreu i qeverisë së pari duhet të mbyllë dyert e dritaret e PS-së që po braktiset masivisht nga socialistët e ndershëm si dhe të Shqipërisë që po braktiset masivisht nga të rinjtë.

Ai shkruan se demokratët e kanë shtëpinë dhe se kanë vendosur të bëjnë realitet ndryshimin e shumëpritur.

“Edi Rama duhet të mbyll derën dhe dritaren që të mos vijojë braktisja masive që po i bëjnë socialistët e ndershëm, që nuk pranojnë dot 11 vjet keqqeverisje dhe korrupsion, largimin e të rinjve nga vendi apo varfërinë në rritje. Demokratët kanë shtëpinë e tyre dhe janë të vendosur të bëjnë realitet ndryshimin që presin shqiptarët prej 11 vjetësh. Boll më! 12 vjet keqqeverisje dhe korrupsion janë shumë kohë e humbur.” – shkruan Bardhi.