Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë shkaktuar të paktën 19 persona të vdekur dhe shtatë të tjerë të zhdukur në ishullin Sumatra të Indonezisë.
Një përfaqësues i ekipeve të shpëtimit, tha se u gjetën shtatë trupa në fshatin Koto XI Tarusan dhe tre të tjerë në dy fshatra fqinjë.
Përpjekjet e ndihmës për të vdekurit dhe të zhdukurit u penguan nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe rrugët e bllokuara të mbuluara me baltë të dendur dhe mbeturina.
Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive të Indonezisë tha se gjashtë trupa u gjetën në Pesisir Selatan dhe tre trupa u gjetën në rrethin fqinj të Padang Pariaman, duke e çuar numrin e të vdekurve deri më tani në 19.
Agjencia tha se të paktën dy fshatarë u plagosën dhe shtatë të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Më shumë se 80,000 njerëz që u larguan drejt strehimoreve të përkohshme qeveritare.
Në dhjetor, të paktën dy njerëz u vranë kur një rrëshqitje dheu dhe përmbytje rrënuan dhjetëra shtëpi dhe shkatërruan një hotel pranë liqenit Toba në Sumatra, shkruan Al Jazeera.