Elia Zaharia ka reaguar për herë të parë pas videos së publikuar pak ditë më parë të përplasjes fizike me Princ Lekën, me të cilin është në proces divorci.
Ajo shkruan se u është mirënjohëse të gjithë atyre që e kanë mbështetur dhe i kanë dhënë kurajo ditët e fundit.
Elia Zaharia falënderon atistët që pak ditë më parë shkruan një peticion në mbështetje të saj.
“Miq dhe dashamirës, ndjej dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese për mua dhe familjen time! U jam falenderuese të gjithë atyre që u ulën dhe më shkruan fjalë zemre, atyre që kuptuan dhe ndjenë dhimbjen time! Artistë të shquar e të nderuar të vendit tim, nga brezat që na kanë bërë e vazhdojnë të na bëjnë krenarë e që janë një pasuri kombëtare, deri te brezat e rinj të artit e kulturës në vend, u bashkuan në një peticion sensibilizues në mbështetje të një dinjiteti njerëzor! Ju jam përulësisht mirënjohëse, deri në lot!” – shkruan Elia Zaharia.
Pak ditë më parë në rrjetet sociale u shfaq një video ku dukej Princ Leka që kishte filmuar një përplasje fizike me Elia Zaharian, me të cilën është në proces divorci.
Në video dëgjohej Zaharia që e akuzonte Princ Lekën se i kishte dhunuar fizikisht të atin e moshuar.
Si Princ Leka ashtu edhe Elia Zaharia bënë denoncim në polici duke kërkuar udhërmbrojtjeje ndaj njëri-tjetrit.