Vendosni fjalën kyçe....

India nënshkruan marrëveshje të tregtisë së lirë me katër vende evropiane


India ka nënshkruar një marrëveshje të tregtisë së lirë (MTL) me një grup prej katër vendeve evropiane që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian. 

“Marrëveshja me Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA) do të shtojë investime në Indi prej 100 miliardë dollarësh (£ 77.8 miliardë)”, thotë ministri i tregtisë i vendit.

Marrëveshja e njohur me emrin EFTA përbëhet nga Norvegjia, Zvicra, Islanda dhe Lihtenshtajni.

Njoftimi vjen pasi Britania e Madhe dhe India kanë zhvilluar negociata mbi një marrëveshje  për dy vitet e fundit.

 “Ky pakt historik nënvizon angazhimin tonë për të nxitur përparimin ekonomik dhe krijimin e mundësive për të rinjtë tanë”, tha kryeministri Narendra Modi në një deklaratë.

“Në të ardhmen do të sjellin më shumë prosperitet dhe rritje të ndërsjellë ndërsa ne forcojmë lidhjet tona me vendet e EFTA-s.” shtoi ai.

Marrëveshja vjen pas gati 16 vjet negociatash. Sipas kësaj marrëveshjeje, India do të heqë shumicën e tarifave të importit për mallrat industriale me të katër vendet, në këmbim të investimeve mbi 15 vjet. 

“Investimet pritet të bëhen në një sërë industrish, duke përfshirë farmaceutikën, makineritë dhe prodhimin. Marrëveshja rrit aksesin në treg dhe thjeshton procedurat doganore duke e bërë më të lehtë për bizneset indiane dhe EFTA që të zgjerojnë operacionet e tyre në tregjet përkatëse”, u shpreh një përfaqësues i saj.

India dhe katër vendet e EFTA-s tani duhet të ratifikojnë marrëveshjen përpara se të hyjë në fuqi. Ndërsa me Zvicrën po  planifikon ta bëjë këtë deri në vitin e ardhshëm.

India do të mbajë zgjedhje të përgjithshme këtë vit pasi zoti Modi kërkon një mandat të tretë rekord në detyrë. Në dy vitet e fundit, India ka nënshkruar marrëveshje tregtare me Australinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. por tha se do të ishte ‘sfiduese’ .

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e BBC