Ka humbur jetën në spital 19-vjeçari që u plagos me thikë në Fier.
Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit ku disa persona u përleshën me njëri-tjetrin.
Një nga personat e përfshirë në përplasje ka nxjerrë një thikë duke goditur me të 19-vjeçarin.
Ky i fundit u dërgua në spital ku nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
Autori i dyshuar i vrasjes është arrestuar nga policia ndërsa nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur përplasja.