Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Pëllumb Metës, prova në poligon, e bija di të qëllojë me armë


Prokuroria ka kryer një nga dy eksperimentet hetimore për të zbuluar të vërtetën në lidhje me vrasjen e Pëllumb Metës, ngjarje e ndodhur me 23 shkurt në Shënavlash të Durrësit.

19-vjeçarja Hygerta Meta është çuar në poligon ku edhe ka vërtetuar se di ta përdorë armën.

Ndërkohë tre anëtarët e tjerë të familjes nuk kanë pranuar të kryejnë qitje, pasi deklaruan se nuk dinë të përdorin armë, çka ka ngritur edhe dyshime nga ana e prokurorisë, së të katërt janë familjarë me përdorimin e armëve të zjarrit.

Sipas të dhënave është zbuluar se në qesen me të cilën ishte mbështjellë arma e krimit, janë zbuluar shenjat e gishtërinjve të djalit të vogël të familjes Meta, Amarildos.

Për krimin makabër, vrasjen e më pas groposjen e 49-vjecarit, janë arrestuar dy djemtë Hyseni dhe Amarildo, si dhe vajza, Hygerta Meta. Fillimisht ishte studentja, e cila pranoi se kishte vrarë babain, pasi ai do të fejonte pa dëshirën e saj, më pas hetuesit dolën në konkluzionin se autor i vrasjes është djali Hyseni. Por, në gjykatë, Hygerta këmbënguli se e kreu krimin e vetme, çka i çoi hetimet në pikën zero.

Pëllumb Meta u denoncua si i zhdukur nga djali Hyseni tri ditë pasi e kishin vrarë brenda në shtëpi dhe zhdukur trupin pranë kasolles. Pas zbulimit të trupit, Hygerta pranoi krimin dhe tha se babai kishte vendosur ta fejonte me një emigrant pa dëshirë. Ndërsa pretendonte se babai i kishte dhunuar në mënyrë sistematike. Policia arrestoi më pas dy djemtë e viktimës dhe ishte Hyseni djali i madh që pranoi krimin.