Sekretari i Përgjithshëm i PD-së zyrtare Alibeaj komentoi marrëveshjen mes PS-së e Rithemelimit për komisionet hetimore.
Ai tha se nuk ka asnjë të re nga pazaret e vjetra dhe se gjithçka është bërë për interesin e një grupi njerëzish.
Sipas Alibeajt qëllimi i dyshes Rama-Berisha është ruajtja e monopolit politik.
“Asgjë e re nga pazaret e vjetra. Gjithçka paska qenë në interesin e një grupi njerëzish për të mbajtur njëri-tjetrin në lojë. E ashtuquajtura marrëveshje ka qenë që së bashku me Edi Ramën të mbajnë monopolin politik. Gjithmonë Berisha dhe Rama kanë menduar që të mbajnë kontrollin e politikës së bashku. U vërtetua se retorika për revolucion ishte gënjeshtër. Edi Rama dhe Sali Berisha janë kundërshtarë të votës së emigrantëve. Marrëveshja ka për qëllim që të godasë Reformën Zgjedhore, sepse Rama e Berisha nuk duan sistem që t’ua heqë ndokush të drejtën që të zgjedhin kandidatët. Askush nuk do një zonë zgjedhore, sepse e kanë ndarë Shqipërinë në copash.” – tha Alibeaj.