Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka akuzuar Gjykatën e Posaçme duke e konsideruar si “komisariat politik” pas rrëzimit të kërkesës së BerishëS dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për heqjen e masës së arrestit të shtëpisë për aferën ‘Partizani’.
“Vendimi i sotëm ka qenë në kundërshtim me ligjin haptas. Sot ishte seanca kur prokurorët duhej të shpjegonin ku qëndron korrupsioni i Berishës dhe ku lidhen personat që figurojnë materialin në gjykatë.
Prokurori tha se nuk i jep shpjegime pyetjeve tona. Këta janë një komisariat politik të cilëve u kanë thënë mbajeni në këtë gjendje. Nuk e di sesi kjo gjykatë që ka dhënë masën e sigurisë për Berishën dhe Malltezin nuk u bëri asnjë pyetje prokurorëve. Absolutisht nuk është sqaruar asnjë element nga prokurorët”- tha Gjokutaj.