Vendosni fjalën kyçe....

Gjigandi kinez i teknologjisë Xiaomi nis shitjet e makinave elektrike


Gjigandi kinez i teknologjisë Xiaomi thotë se do të fillojë shpërndarjen e automjeteve të para elektrike (EV) gjatë këtij muaj, i cili po krijon një konkurencë të fortë në industrinë e automobilave.

Çmimi i makinës pritet të shpallet më 28 mars.

Prodhuesi i pestë më i madh në Kinë i smartphonëve thotë se ka 59 dyqane në 29 qytete anembanë vendit për të marrë porosi.

Kjo vjen ndërsa intensifikohet një luftë çmimesh midis firmave si BYD dhe Tesla në Kinë, që njohen për tregun e makinave elektirke.

Në zbulimin e Speed ​​Ultra 7 (SU7) vitin e kaluar, shefi ekzekutiv i Xiaomi, Lei Jun tha se kompania synon të bëhet një nga pesë prodhuesit më të mirë të makinave në botë.

Gjigandi i telefonave inteligjentë ka thënë se do të investojë 10 miliardë dollarë (7.8 miliardë £) në biznesin e tij të automjeteve gjatë 10 viteve të ardhshme.

Xiaomi shpreson gjithashtu që sistemi operativ i përbashkët i makinës me telefonat dhe pajisjet e tjera të saj do ti  tërheqë klientët ekzistues.

Makina e cila quhet SU7 do të prodhohet nga një njësi e prodhuesit shtetëror të makinave BAIC Group në një fabrikë në Pekin që mund të prodhojë deri në 200,000 automjete në vit.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e BBC