Vendosni fjalën kyçe....

Gjokutaj: Ish-kryeministri në arrest shtëpie me urdhër politik të Ramës


Avokati Genc Gjokutaj, në një deklaratë për mediat, deklaroi se vendimi i dhënë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezin është antikushtetues. Gjokutaj theksoi se ish-kryeministri Berisha ëhstë në arrest shtëpie me urdhër politik të Ramës, pasi nuk ka prova.

“Vendimi ndaj Sali Berishës është antikushtetues. Masat e sigurisë janë vendosur pa marrë fare në pyetje Berishën dhe Malltezin, që është shkelje e Kushtetutës. Nuk u gjet asnjë provë ndaj Berishës dhe Malltezit, që të jenë fajtorë. Sali Berisha mbahet në arrest shtëpie vetem me urdhër politik të Edi Ramës.

Kemi propozuar edhe që Berisha të shkojë në parlament, por edhe kjo kërkesë na është rrëzuar. SPAK dhe GJKKO janë bashkëpunëtorë, në një çështje të paligjshme. Edhe zvarritja e hetimeve bëhet me urdhër politik, që të humbet mandati i Berishës”, deklaroi Gjokutaj.