Një 43-vjeçar shqiptar në Itali ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi u rrëzua nga lartësia prej 8 metrash e çatisë së magazinës ku ishte duke punuar së bashku me kolegët e tij.
Viktima është identifikuar nga mediat italiane si Andi Rexhepi.
I lindur në Shqipëri dhe banues në Piamborno, në Vallecamonica, ai ishte punonjës i një kompanie të huaj.
Dyshohet se shkak i rrëzimit të tij është bërë humbja e kontrollit nga 43-vvjeçari, megjithatë hetimet për zbardhjen e këtij rasti kanë nisur.