Partia Socialiste dhe Rithemelimi janë dakordësuar për ngritjen e dy komisioneve hetimore, konkretisht për koncensionet në Shëndetësi si dhe për daljen e të dhënave sistemi ‘TIMS’. Dakordësia ka ardhur pas mbledhjes së sotme të zhvilluar mes mazhorancës dhe opozitës, për herë të parë pas 5 muajsh.
Rithemelimi kërkon ngritjen e komisioneve hetimore për rrjedhjen e të dhënave dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS ndërsa tjetri për 4 koncensionet e sterilizimit në Shëndetësi.