Gazeta e majtë franceze, Liberation, ka botuar një karikaturë që tallet me myslimanët e Gazës në mes të urisë të tejskajshme teksa janë në muajin e shenjtë të Ramazanit që nisi të hënën.
Karikatura ‘Ramazani në Gaza’ tregon një fëmijë palestinez që përpiqet të kapë një mi ndërsa e ëma i thotë që të presë deri për iftar (koha në mbrëmje e ngrënies së ushqimit).
Mijëra palestinezë në Gaza përballen me kushte tejet të vështira mbijetese, me mungesa të mëdha ushqimi, uji e barnash mes rrethiit 5-mujor nga ushtria izraelite që ka nisur një kundërsulm të gjatë e masiv as sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023.
Karikaturistja përgjegjëse për skicat fyese, Corinne Rey, e lidhur më parë me revistën franceze ‘Charlie Hebdo’, është përballur në të kaluarën me kritika për punënt e saj.
Publikimi i karikaturës raciste ka ndezur dënimin nga organizatat humanitare dhe njerëzit në mediat sociale.
Kryeredaktori i Liberation është Dov Alfon, i cili më herët ka qenë pjesë e e njësisë së inteligjencës ushtarake izraelite ‘Njësia 8200’. Gazeta është në pronësi të miliarderit francezo-izraelit Patrick Drahi, shkruan TRT.