Vajza e ish-kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, akuzoi SPAK-un se nuk ka përfshirë në dosje dokumentet dhe provat që i janë dorëzuar.
Në konferencën për shtyp ajo tha se masa e gjykatës ka për dënim goditjen e opozitës dhe se kallëzimi ndaj babait të saj ka qenë i rremë.
Malltezi tha gjithashtu se ministri i Brendshëm Balla duhet të ishte kallëzuar për dëshmi të rreme.
“Pronarët e kanë kërkuar pronën dhe ka nisur kthimi i saj ka nisur pjesërisht deri në viin 2007. Privatizimi i ndërtesave të klubit Partizani që ishte detyrim ligjor u privatizuan. Tjeërsimi i pronave ka nisur në vitin 2005 nga qeveria e PS-së nga ministrat Angjeli dhe Klosi. Shkresa zyrtare tregojnë se klubet kanë qenë jashtë funksionit dhe SPAK i ka të gjitha dokumentet. Mjediset e të kjlubeve kanë qenë të zëna nga familjarët dhe nuk i kishte shteti në administrim. I vetmi dëm që pretendon SPAK është nga mosveprimi i Edi Ramës që nuk zbardhi vendimin. Të gjitha dokumentet SPAK i ka, nuk i ka futur në dosje, nuk i quan pjesë të provave që duhen marrë në shqyrtim pasi ato rrëzojnë të gjitha pretendimet e SPAK-ut.” – tha Malltezi.